Akademia Citizens in Charge

  • Cfarë është:

Akademia Citizens in Charge është mundësi që i shërben të rinjve shqiptarë për të rritur angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre qytetare drejt aktivizmit, aksionit komunitar dhe kontributit në proceset demokratike të vendit. Akademia organizohet në formën e një cikli leksionesh mbi aktivizmin dhe politikat publike dhe vijon me veprime në komunitet nga studentët e saj, të cilët mbështeten me grante për projekt idetë e tyre.

  • Misioni

Misioni ynë është të përhapim besimin se një demokraci e fortë varet nga qytetarë të fortë, të cilët marrin përgjegjësi për të bërë ndryshimin në vendin e tyre. Ne trajnojmë, fuqizojmë dhe mbështesim qytetarë të rinj, të cilët më pas aktivizohen si katalizatorë civilë në të gjithë vendin për të transmetuar bindjet dhe modelin e një qytetarie të fortë në komunitetin e tyre.

  • Organizatorët

Akademia Citizens in Charge është një nismë e ndërmarrë nga Qëndresa Qytetare, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Holandës dhe Ambasadës së Holandës në Shqipëri, me qëllim zhvillimin e kulturës së qytetarisë të fortë dhe të përgjegjshme tek të rinjtë në të gjithë vendin. Grupi i synuar i kësaj akademie janë të rinjtë dhe studentët që jetojnë në Shqipëri dhe që janë të distancuar nga angazhimi në shoqëri, në komunitete dhe në politikë.

  • Stafi i Akademisë ?

Koordinatorë të Akadmisë Kontakt në rrjetet sociale
Migen Qiraxhi
Rigels Xhemollari
Asistentë administrativë Kontakt në rrjetet sociale
Fatjon Biba
Dragana Kurti
Gladiola Lleshi
Orjana Çekrezi
Gevio Tabaku

Të rejat e fundit @Instagram

Follow

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist