Prezantimi i nismave per akademine Tirane

Zgjidhja e problemit të librarisë publike në Bashkinë Kavajë (Gert Metani)

Biblioteka Lëvizëse është një projekt që synon të ofrojë shërbimin e munguar të huazimit të librave në fshatrat e Bashkisë Kavajë, për të gjitha grupmoshat e interesuara për të lexuar. Biblioteka Lëvizëse synon që përmes shërbimit të huazimit të librave të ndihmojë edukimin e grupmoshave 6-18 vjec (por jo vetëm) që janë lehtësisht të targetueshëm përmes bashkëpunimit me zyrat lokale të bashkisë sonë dhe mësuesit e nxënësve. Duke pasuruar bibliotekën lëvizëse me tituj nga letërsia për fëmijë, letërsia për adoleshentë dhe letërsia për të rritur, do të arrijmë të shtojmë numrin e lexuesve nga target grupi i synuar.  Përmes bashkëpunimeve me zyrën e gjendjes civile, zyrat e njësive administrative, zyrën vendore të arsimit dhe me mësues të zonave, ne mund të arrijmë të forcojmë pozitën e librit dhe leximit në zonat rurale të Kavajës, duke bërë që libri të mbërrije edhe aty ku “nuk ka shkelur ndonjëherë”.

Shërbimet vendore (Antigona Llozhi  )

Ky projekt do të ndihmojë në rritjen e kapaciteve mes të rinjve lidhur me përfshirjen e tyre në proçeset vendimmarrëse deri në krijimin e një këshilli rinor, i cili do të ketë përgjegjësinë të bashkëpunojë me Këshillin Bashkiak Kurbin dhe të përfaqësojë pranë këtij institucioni grupin shoqëror të së cilit i përkasin. Ajo që propozon projekti “Të rinjtë në vendimmarrje”, është realizimi i një memorandumi me Bashkinë Kurbin, për njohjen e grupit që do të përbëjë Këshillin Rinor si një organ këshillimor. Dhe si, rrjedhojë t’i bëjë pjesë të konsultimeve dhe t’u mundësojë hapësira për takimet e Këshillit Rinor. Përfaqësuesi i Këshillit Rinor i dalë nga takimet për ngritje kapacitesh mes të rinjve për llogari të projektit “Të rinjtë në vendimmarje” , do t’i paraqitet Bashkisë Kurbin si një i përfaqësues, i ndryshueshëm me votë nga anëtarësia e Këshillit Rinor, në të cilën Bashkia Kurbin ka të drejtë të sugjerojë grupe të tjera rinore për t’iu bashkangjitur.

261746598_3720732281485975_6740178611381870552_n
273618422_3781905405368662_1150099835754149530_n
273807316_3781905412035328_4062799470244220454_n

Maturantë të informuar – E ardhme e sigurt (Gevio Tabaku)

Ky projekt synon që të informojë maturantët mbi opsionet që ata kanë për karrierën e tyre, duke bërë pjesë të këtyre seancave të informimit edhe ekspertë të fushës, studentë aktual, etj. në mënyrë që maturantët të mund të kuptojnë se çfarë bën konkretisht një profesion i caktuar dhe çfarë opsionesh kanë nëse ndjekin një program të caktuar studimi. Nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në këto seanca diskutimi, maturantët do mund të dëgjojnë ekspertët dhe folësit e tjerë se çfarë kanë për të thënë për profesionin dhe fushën e studimit që do diskutohet, çfarë perspektivash ka ky profesion për punësim, çfarë vështirësish hasen zakonisht kur ndiqet ky profesion, etj. Më pas, në sesionin e pyetjeve-përgjigjeve, pjesëmarrësit do të kenë të mundur të drejtojnë pyetjet e tyre drejt panelit që të marrin më shumë informacion për temat që atyre u interesojnë.Këto seanca nuk do të limitohen vetëm në fushën e studimit që maturantët duhet të zgjedhin, por edhe në diskutime ku ekspertët do tregojnë se çfarë i pret ata në jetën studentore, si të jenë studentë dhe të rinj aktiv, si edhe si ta shfrytezojnë kohën e tyre si studentë më së miri.

Per te pare me shume rreth projektit te Gevio Tabakut ndiqni videot live ne faqen e instagramit PORTALI STUDENTOR nepermjet link-ut te meposhtem:

PORTALI STUDENTOR

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist