Organizimi

Kur organizohet

Akademia Citizens in Charge do të zgjasë për 3 vite rradhazi, përgjatë periudhës 2021 – 2023, dhe do të shtrihet në rrethet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës. Këto gjashtë qendra universitare janë zgjedhur si pika qendrore për organizimin e Akademisë, por do të synohet që të rinjtë pjesëmarrës t’i përkasin komuniteteve më të vogla dhe zonave rurale, për të synuar të rinjtë që janë më pak të angazhuar në jetën shoqërore dhe publike. Ciklet e akadmisë zhvillohet dy herë në vit në muajt maj dhe shtator sipas thirrjeve përkatëse, por aktivitetet e zbatimit të granteve të alumnave vijojnë gjatë gjithë vitit.

Programi

Programi ynë bazohet mbi modulet e trajnimit mbi njohuritë bazike që krijojnë një mjedis mundësues për zhvillimin e aktivizmit qytetar dhe mbi mbështetjen financiare dhe teknike të ideve të suksesshme nga studentët pjesëmarrës në akademi. Programi i akademisë do të trajtojë në thelb modulet e mëposhtme të trajnimit:

  • Organizimi Qytetar i cili përfshin konceptet e protestave qytetare, organizimin në OJF, grupe informale, sindikata. Në fokus do të jenë edhe rrjetet ose koalicionet e suksesshme civile.
  • Demokracia pjesëmarrëse ku përfshihen konceptet e konsultimit publik, qasjes në informacion, ushtrimi i të drejtës së peticionit dhe iniciativës qytetare dhe advokimi i politikave publike.
  • Proceset zgjedhore ku përfshihen temat e sistemit zgjedhor, mundësitë e kandidatëve të pavarur nga shoqëria civile, korrupsioni zgjedhor dhe fushatat apo platformat e partive politike.
  • Komunikimi Publik në fokus do të ketë përmirësimin e aftësive të aktivistëve dhe kauzave publike në media, të folurit në publik, lobimin në media dhe aksionet kreative.
  • Barazia Sociale përfshin konceptet e mbrojtjes nga diskriminimi i grupeve vulnerabël, barazinë gjinore dhe vullnetarizmin si një mekanizëm i angazhimit qytetar në shoqëri.

Lektorët

Grupi i lektorëve përbëhet nga akademikë, aktivistë dhe ish – politikanë vendas dhe nga Rajoni, të cilët kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet, analizat e tyre në formimin e brezit të aktivistëve të rinj. Cdo cikël përfshin një ekip lektorësh bazuar në programin e akademisë. Lektorët e Akademisë Citizens in Charge të cilët kanë referuar në klasën e Tiranës:

Lektori Titulli
DENAR BIBA ISH KRYETAR I KQZ, PEDAGOG
BLENDI SALAJ PRODUCENT, MODERATOR NË A2CNN
GJERGJ BOJAXHI AKTIVIST MJEDISOR
ELSA SKËNDERI ZV. DEKANE E FAKULTETIT TË FILOLOGJISË
ERION KRISTO PEDAGOG, MODERATOR NË ABC NEËS
AFRIM KRASNIQI POLITOLOG, STUDIUES, PEDAGOG
ADRIATIK LAPAJ AVOKAT, AKTIVIST
RRON GJINOVCI AKTIVIST NË KOSOVË
KLODIANA KAPO GAZETARE

 Lektorët e Akademisë Citizens in Charge të cilët kanë referuar në klasën e Lezhës:

Lektori Titulli
ENIO CIVINICI GAZETAR, FINANCIER.
FLORIAN HACKAJ MENAXHUES KOMERCIAL
ERION KRISTO PEDAGOG, MODERATOR NË ABC NEWS
DANIELA TOLA AKTIVISTE MJEDISORE
DORALDA TANELLARI KOORDINATORE, EKSPERTE E JASHTME
LORIN KADIU GAZETAR, DREJTOR EKZEKUTIV
FATLUM NURJA EKSPERTI LARTE PER QEVERISJEN VENDORE
MIGEN QIRAXHI ARKITEKT DHE AKTIVIST

 Lektorët e Akademisë Citizens in Charge të cilët do të referojnë në klasën e Durrësit dhe Elbasanit:

Lektori Titulli
ARTAN FUGA ANETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE, PEDAGOG
KIM MEHMETI SHKRIMTAR, PUBLICIST DHE PERKTHYES
IRENA BEQIRAJ ANALISTE, PETAGOGE, ISH-ZEVENDESMINISTRE
FABIAN ZHILLA HULUMTUES, PEDAGOG I DREJTESISE
DORINA NDREKA AVOKATE, LEKTORE
MARIN MEMA GAZETAR INVESTIGATIV
ANILA BALLA ARTISTE INTERPRETUESE
OSMAN STAFA GAZETAR I POLITIKES NE NEWS 24

Pjesëmarrësit

Pjesëmarrës të akademisë Citizen in Charge janë të rinj dhe studetnë të moshës 18 – 29 vjeç, të cilët kërkojnë të jenë qytetarë të angazhuar dhe përgjegjshëm në komunitetet ku banojnë dhe më gjerë.  Përveç njohurive të çertifikuara dhe përfituara nga lektorët më të mirë të fushave të përfshira në leksione, dhe personazhet publike me më shumë ndikim në shoqëri, secili pjesëmarrës mund të përfitojë një grant prej 1000 Euro për të zbatuar idenë e tij të aktivizmit në komunitetin ku jeton. Gjatë zbatimit të grantit, përfituesi mentorohet nga ekipi i Qëndresës Qytetare.

Të rejat e fundit @Instagram

Follow

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist